SALI BERISHA NĖ RRAJCĖ
Muaji shtator startoi nė komunėn Rrajcė, me njė ditė feste tė veēantė. I gjithė komuniteti pėrjetoi
ditėn mbresėlėnėse tė 6 shtatorit nė Qendėr Rrajcė, ku u zhvillua ceremonia e inaugurimit tė asfaltimit tė rrugės Rrajcė me
gjatėsi prej 2.85 km qė u shėrben 8000 banorėve tė njė zone mė tė populluar tė kėsaj komune.
Nė kėtė ceremonial me ngjyra festive nė dekorin e natyrės sė gjelbėruar tė Rrajcės, morėn pjesė; Kryeministri
i Shqipėrisė z. Sali Berisha, ministri i Financave z. Ridvan Bode dhe ministri i Punėve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit
z. Sokol Olldashi si dhe njė sėrė autoritete tė tjera shtetėrore e vendore.
E veēanta nė kėtė pėrurim publik nė infrastrukturėn rurale, ishte pjesėmarrja e gjerė e banorėve dhe
kėnaqėsia e tyre qė iu plotėsua realisht dėshira e ėndėrruar e 20-vjetėve me radhė. Prandaj, mes emocioneve tė bukura tė njė
dite feste kėtu nė Rrajcė, u shkonte shumė pėr shtat shprehja: “Dy bjeshkė, dy ngjyra, dy burra!”.
Kryeministri i vendit dhe kryetari i Komunės z. Seladin Bogdani ndajnė mes tyre tė njėjtin preokupim
dhe shqetėsim qytetar, atė tė infrastrukturės vendore nė rrugė, ujėsjellės dhe ndėrtesa shkollore nė pėrputhje me standardet
dhe modelet ndėrtuese tė kohės.
Nga komuna janė pėrgatitur 5 projekte teknike tė shoqėruara me preventivat pėrkatės pėr objekte tė
ndryshme investimesh me pėrfaqėsi si ai i Kaptazhimit tė ujit nė burimin e Tunelit Qafė-Thanė me njė vlerė prej 35.599.486
lekė, projekti i ujėsjellėsit tė fshatit Sutaj (Gurėt e Zeza) me njė vlerė prej 40.000.000 lekė si dhe projektet e rikonstruksionit
tė shkollės 9-vjeēare Katjel me njė vlerė prej 12.946.883 lekė, tė shkollės sė mesme Kotodesh me njė vleftė prej 16.000.000lekė
dhe tė shkollės CU-Urakė me njė vleftė prej 5.600.000 lekė.
Nga Banka Botėrore me fondet e saj do tė ndėrtohet me investime tė fuqishme pėr rehabilitimin e zhvillimin
e plotė tė Fushės sė Domosdovės, kryesisht nė kanalizimet, ujitjen nė fshatin Rrajcė, Urakė e Kotodesh.
Mimoza VASKU
Spasse THANASI