JETĖN E RE E KALOVA NĖPĖR KAMPE
- Zoti Shaban ju keni qenė disa vite nė Jugosllavi, si e pėrjetuat atė kohė?.
Aty nga viti 1948 njė grup fshatarėsh nga Rrajca u arratisėn nė Jugosllavi pasi nuk duronin dot regjimin.
Kėta ishin nga fisi i Xhelo Hallidrit, Salė Dashit dhe nga Gega. Di qė vetėm Salė Dashi u kthye dhe ky u dėnua disa herė nga
regjimi i kaluar. Kemi vuajtur dhe ne rrinim me frikė.
Nė shkurt tė vitit 1949 unė isha 16 vjeē, Duke parė se si ishte kėtu unė u arratisa dhe ika nė Jugosllavi.
Megjithėse isha i vogėl mė bėnin presion se shko ushtar ose do tė vesh nė burg.
Pas procedurave diku nė Strugė, aty nė atė kamp qėndrova pėr tre muaj.
Mė vonė mė dėrguan nė kampin e Shkupit dhe punova nė minierėn e kromit pėr tre vjet. Nga aty njė vit punova nė fabrikėn
e duhanit nė Beograd .
Dy vjet tė tjera punova nė fabrikėn e duhanit dhe Tekstilit
nė Shtip. Mė kthyen prapė njė vit nė fabrikėn e duhanit nė Beograd dhe njė vit nė Prilep. Dy muaj tė tjerė mė sollėn nė Manastir
.
Gjatė kėsaj kohe kam mėsuar gjuhen Serbokroate .
Nė vitin 1957 Qeveria Shqiptare nxori njė amnisti duke falur tė gjithė ata persona qė nuk kishin lyer
duart me gjak. Aty nė atė burg ishim shumė shqiptarė dhe ne kėrkuam tė na pajisnin me viza pėr tu kthyer nė Shqipėri. Kėshtu
nė prill 1957 unė u ktheva nga Jugosllavia nga kampi i Manastirit me autobus, mė dėrguan nė Degėn e Brendshme tė Pogradecit
dhe qė andej nė Rrajcė. Tė gjithė u gėzuan shumė sepse disa nuk e besonin se unė isha i gjallė. Pėrfundimisht ne u futėm nė
kooperativė nga viti 1959-60.
Nė Minierėn e Pishkashit kishte filluar puna dhe nxirrnin krom. Unė nuk punoja dot nė fshat dhe me
shumė kėrkesė e kėmbėngulje mė dhanė leje e fillova punė nė minierė nga viti 1958 deri mė 25 maj 1963. Por unė pavarėsisht
se punoja apo nuk kisha probleme, prapė mė shikonin me njė sy tjetėr sepse kisha qenė nė burg, nė Jugosllavi. Mė datė 25 maj tė vitit 1963 unė u arrestova nga regjimi komunist dhe bėra pesė vjet burg deri nga fundi i
vitit 1967.
Kjo ishte njė ditė e zezė pėr mua dhe nuk dija se pse
mė arrestuan!
Nė kėto vite burgu nė Shqipėri pashė njė tmerr se dhe nė Jugosllavi bėra burg, po atje punoja dhe merrja
Dinarė e nuk tė torturonin, kurse nė kampet e Shqipėrisė si Rubik, Laē, dhe Fabrika e ēimentos Elbasan na thoshin se “punoni
derra” se kėshtu e doni ju shtetin Shqiptar. Mirė qė ikėt nė Jugosllavi dhe betė burg po pse erdhėt’’. Pse
u ktheve, a erdhe vetė apo tė dėrguan me misione etj?.
Kėta kujtonin se ne mos na kishin dėrguar si anėtarė tė
UDB-ės.
- Zoti Shaban diēka rreth familjes tuaj dhe aktualisht deri tani?.
Aty rreth vitit 1960 unė u martova me gocėn e Sadush Bogdanit (Shadijen) nga Damjani. Jam shumė i kėnaqur
me familjen qė krijova pavarėsisht nga problemet qė patėm. Kam katėr djem Neimin, Masari, Xhemili, dhe Ardiani. Kam dy vajza Demirjan dhe Liljana.
-Zoti Shaban, si e ēmoni ju fisin Ēuku?
Fisi Cuku ėshtė trim, shumė punėtor, tė zgjuar, mikpritės, kanė jetuar me familje tė mėdha. Kemi qenė
nė Rrajcė Sutaj me shtėpi tre katėshe, kanė qenė tre djem Sula, Saliu dhe Veliu. Ne jemi nga trungu Veliut.
Unė ju falėnderoj pėr interesimin qė ju keni pėr mua dhe familjen time. U jam mirėnjohės dhe ju faleminderit.
Shėndet dhe suksese ne familjen tuaj
Intervistoi: Zabit CUKU.
Dhjetor 2007