AS EMRI DOMOSDOVĖ E AS HISTORIA E SAJ
NUK JANĖ PRONĖ E ASKUJT
Intervistė me drejtoreshėn e gazetės z Mimoza Vasku
Nė adresė tė gazetės sonė gjatė kėsaj
periudhe kanė ardhur shumė letra me pyetje, mendime dhe propozime tė ndryshme pėr mbarėvajtjen e punės sė gazetės. Me kėtė
rast gjejmė momentin qė dhe publikisht t’i falėnderojmė dėrguesit pėr shqetėsimet dhe mendimet e tyre. Po i pėrgjigjemi
pyetjeve tė njė lexuesi nėpėrmjet drejtoreshės sė gazetės, mbasi njė pjesė e pyetjeve i takojnė direkt asaj, si bijė e Domosdovės.
Gazeta “Domosdova” me ē’shikoj
unė, duan apo nuk duan disa, ajo ėshtė bėrė e njohur, ajo ka dalė tani rrugėve tė jetės. Ajo gjendet nė duart e lexuesve,
nėpėr kioska e tezga ku shiten edhe gazetat e tjera. Tani gazeta “Domosdova” ka lexuesit e saj, por mė e rėndėsishmja,
ajo ka njerėzit e pasionuar tė letrave qė i janė bashkangjitur stafit tė gazetės pėr tė nxjerrė nė dritė shqetėsimet dhe problemet
por dhe vrullin dhe talentin e njerėzve punėtorė dhe artistė tė kėsaj zone. Ju ēfarė mund tė na thoni mė shumė pėr kėtė gjė?
Qėndrimi
dhe puna nė Tiranė mė njohu me shumė intelektualė e njerėz qė janė lindur e rritur nė fshatrat e Fushės sė Domosdovės, tė
cilėt nė pozicionet e tyre shtetėrore apo civile kontribuojnė si intelektualė apo si specialistė nė mėnyrė tė suksesshme,
ku mund tė pėrmendėsh dhjetėra, por unė nuk po i pėrmend sepse njė pjesė e emrave tė tyre janė bėrė pjesė e gazetės dhe me
emra tė tjerė nėpėrmjet shkrimeve tė tyre dhe me intervistat e herėpashershme tė stafit tonė do t’i shohim nė gazetė.
Njohja me ta, si dhe me historinė e Domosdovės mė forcuan bindjen se vėrtet Domosdova ėshtė e madhe, unike e me njerėz tė
mėdhenj. Nė kėrkim tė asaj se ē’mund tė bėja dhe unė pėr zonėn time se si mund t’i shėrbeja asaj, mė lindi ideja
e krijimit tė kėsaj gazete si njė tribunė e zėrit tė intelektualėve pėr tė ndryshuar diēka nė kėtė zonė rurale me pasuri tė
mėdha, qė flenė nėn tokė dhe mbi tokė. Pėr kėtė ide, pasi u konsultova me shokėt dhe miqtė e mi nė Tiranė, Prrenjas dhe fshatrat
rreth fushės sė Domosdovės dhe pasi mora mbėshtetjen e tyre, e bėra realitet. Pra, gazeta “Domosdova” siē e pėrmendėt
dhe ju ka dalė nė rrugėn e madhe tė jetės pėr tė dhėnė kontributin e saj modest sė bashku me gazetat e tjera, por nė mėnyrė
mė tė pėrqendruar e mė afėr njerėzve, fakteve, historive dhe legjendave qė kanė qenė frymėzimi im, pa tė cilat nuk mund tė
isha kjo qė jam sot.
Ky ėshtė numri i pestė i gazetės dhe pavarėsisht
eksperiencės sė krijuar nga puna nė botėn e letrave, ē’ eksperiencė tė re keni krijuar nė drejtimin e punės pėr botimin
e kėsaj gazete?
Qėkur e mora vendimin sė bashku me stafin e gazetės pėr botimin e saj, isha e vendosur pėr tė mos pasur
kthim prapa. Isha e vendosur qė gazeta “Domosdova” tė dilte sipas parashikimit dy herė nė muaj duke paguar vetė
ēdo lloj kostoje, jo vetėm monetare por dhe morale, ku kam parasysh presionet, thashethemet dhe cmirėn qė na karakterizon
kur shohim se dikush bėn diēka tė mirė, dhe aq mė shumė kur kėtė e bėn njė femėr. Por duke pasur parasysh se ēdo punė e re
ka vėshtirėsitė e fillimit nuk u befasova pėrpara problemeve qė mė dolėn dhe nuk kam frikė dhe as nga problemet qė natyrisht
do tė dalin edhe nė tė ardhmen. U befasova vetėm nga njė fakt dhe vazhdoj tė mos e kuptoj shqetėsimin e disave pėr vendosjen
e gazetės me emrin “Domosdova”. Nuk e di pse i pengon ky emėr i gazetės, apo se unė jam nga Rrajca? Jo, askush
nuk e pėrvetėson dot emrin e Domosdovės. As emri Domosdovė e as historia e saj
nuk janė pronė e askujt dhe askush nuk ėshtė i privuar pėr tė vendosur emrin njė gazete, reviste apo firme a biznesi tė pavendosur
mė parė nga dikush tjetėr. Kjo nuk duhet tė pengojė askėnd, se ja qė isha unė e para qė dola publikisht, pavarėsisht se dikujt
tjetėr dhe mund t’i ketė vajtur mėndja pėr tė bėrė kėtė qė bėra unė apo diēka tė ngjashme. E rėndėsishme nuk ėshtė se
kush e jetėsoi emrin e Domosdovės, por ajo qė emri Domosdovė, do ta jetė i pėrjetėsuar
edhe nė njė gazetė. E rėndėsishme ėshtė gjithashtu se nga vetė emri ėshtė rritur edhe interesimi dhe numri i lexuesve si pėr
tė lexuar, ashtu dhe pėr tė shkruar nė gjini tė ndryshme. Vetė puna e stafit tė gazetės, e njerėzve tė pasionuar tė saj ėshtė
eksperienca mė e vyer pėr mua ku gjej rastin t’i falėnderoj pėr atė qė bėjnė pėr gazetėn nė radhė tė parė, por dhe pėr
mua si drejtuese.
Si ēdo punė edhe botimi i gazetės kėrkon
fonde dhe mjete pėr t’u realizuar. Si e kini zgjidhur kėtė dhe a u janė afruar ndihmė nė kėtė drejtim?
E theksova edhe mė lart, se i kishim menduar tė gjitha kostot pėr daljen e gazetės dhe mė pak ishim
tė shqetėsuar pėr anėn financiare, sepse ajo varet nga ne, e kemi bėrė dhe do ta bėjmė dhe nė tė ardhmen. Por mė shumė shqetėsimi
ishte te mbėshtetja morale qė kėrkonim, qė nė pėrgjithėsi e kemi pasur nga njerėzit e thjeshtė dhe mė pak nga ata qė e mbajnė
veten pėr intelektualė. Pėr tė qenė tė hapur kemi kėrkuar dhe ndihmė financiare, por jo si lypje, por si mbėshtetje pėr t’i
shėrbyer rritjes sė shėrbimit tė gazetės ndaj komunitetit duke e parė gazetėn jo si pronė e stafit botues, por si pronė e
gjithė intelektualėve, biznesmenėve, dhe komunitetit pėr informimin, edukimin dhe transmetimin e vlerave kulturore e atdhetare
tė zonės. E kemi kėrkuar ndihmėn duke menduar se gazeta “Domosdova” ėshtė gazetė e tė gjithėve. Dhe mendoj se
kemi pasur njė mirėkuptim. Na ėshtė premtuar dhe kuptohet qė secili nė kohėn e mundshme dhe nė mėnyrėn e duhur do tė kontribuojė
sipas mundėsisė. Diēka simbolike ėshtė bėrė edhe nga reklamat, por qė kuptohet qė me rritjen e besueshmėrisė pėr daljen nė
mėnyrė tė vazhdueshme tė gazetės do tė rriten dhe tė interesuarit, pėr tė ndihmuar si veten, ashtu dhe gazetėn.
Gazeta me ē’shikojmė nė numrat
e deritanishėm ka material tė bollshėm qė ja kalon dhe gazetave mė prestigjioze, mos ėshtė vallė njė revistė pėr zonėn dhe
ju nuk doni ta quani tė tillė?
Jo, nuk besoj se ėshtė njė revistė. Nė formatin A4, ėshtė
bėrė pėr efekt tė ruajtjes mė tė gjatė. Kurse pėr shumėllojshmėrinė e problemeve, kjo vjen pėr arsye se gazeta del ēdo pesėmbėdhjetė
ditė dhe duhet tė ketė sa mė shumė informacione e dokumente pėr tė lexuar gjatė gjithė kohės deri nė daljen e numrit pasardhės.
Nė tė ardhmen pėr kėto qėllime, gazetės do t’i shtohen edhe suplement, pėr mosha e probleme tė ndryshme. Po kėshtu stafi
gazetės do tė marrė pėrsipėr dhe botimin e librave tė autorėve tė zonės tė cilėn po e fillojmė me botimin sė shpejti tė librit
tim “Domosdova midis legjendave dhe tė vėrtetės”.
Unė si drejtuese e kėsaj gazete tė falėnderoj, por nuk ke se pse tė mbetesh anonim. Pyetjet e tua janė
mėse tė drejta dhe unė iu pėrgjigja pėr tė vėnė nė dijeni edhe tė gjithė lexuesit e kėsaj gazete. Ju pėrshėndes.