DOMOSDOVA

Poezi nga Ferit FIXHA

Home
Domosdova Nr. 15
Domosdova Nr. 12
Domosdova Nr. 9
Domosdova Nr.8
Domosdova Nr.7
Domosdova Nr.6
Domosdova Nr.5

TI DHE VALLJA

 

(Sadi Halilit)

 

Fushės sė Domosdovės,

Erėrat kėrleshen tek vijnė

Prej grykėsh e qafash,

Si nė betejėn e Gjergjit,

Me pėrplasje shpatash.

 

Malet, si ēaprazet,

Qė rrethojnė brezin,

Lėshuan vallet,

Pėrmes erės

Dhe me ylberin.

 

Dhe ti,

I Madhi Mjeshtėr

Shtatvogli Sadi,

U dhe ritme

E hijeshi.

 

Ca mineral,

I more malit

Ca diell

Diellit,

Pak mister,

Natės

Dhe na dhe

Vallen Rajcės.

 

Dhe rend nėpėr rruzull

Kjo valle dinamit,

Si nė Sofėr tė Skėnderbeut,

Vallėzojnė mitologjitė.

 

 

KTHIMI I MISIONARIT

 

Avioni ushtarak, barkzgavėrt,

Krrok si korbi

Mbi shkretėtirėn afgane,

Ulėrin karvanit tė reve.

Ti, luftėtar i paqes.

Kthehesh nė gijotinėn shqiptare

Me emrin Gėrdec,

Zemėrshpellė,

Zog pa ēerdhe.

Tė pėrlot tymi i zi,

Athtėsia e shkrumbit,

Dhimbja mitike barrton,

Nėn dheun e zhuritur

Gjurmėt e kujtimit janė zhdukur.

 

Trėndafili mė gonxhe gjaku,

Vaditur me lotin e valė

Tė nėnės sa qe gjallė,

U pėrzhit e u dogj.

Iku ai trėndafil, bashkė

Me vogėlushin e ndjerė,

Qė i lutej pėrherė:

“Ēilu trėndafil sa mė parė!

Tufėn tėnde gonxheēelur,

Do t’ia dhuroj

Tim vėllai-misionar…”

 

 

STUHIA

 

Nxin, sterron nė dhembje reja-

Sy i vagėlluar,

Shtrydhet e ujon e trete-

Lot i pezmatuar,

Sa shikon yjet qė shuhen-

Ndjenjė e tradhtuar,

Vrullon e nuk ndal rrebeshi-

Dufe tė trazuar,

Digjen vetėtimat qiellit-

Zemėr e lėnduar,

Grimcon bregu shtjella dallgėsh-

Ėndėrr e copėtuar.

 

 

MAL E BĖRA TURPIN

(Pėr kėsi sojsėzi, qoftė dhe nė krye)

 

S’e di si ia nisėm,

Jermi na kaploi

Dhe u ndamė si hasėm

Mendimi me trupin.

Grindja qe e sertė,

Sherri na tundoi,

Hasha bėmė sho-shoqin,

Me bukė hėngrėm turpin!

 

Rrugė e pa rrugė

Deng me zemėratė,

Mllefe pėr ēdo ditė,

Makthe pėr ēdo natė.

Trupi-futė e sus

Ngėrēuar si varr,

Gjėmim e shtrėngatė

Mendimi zuzar.

 

Si monstėr mė panė,

Ēapėlyen sytė;

“Ėshtė ky njeri

Apo ėshtė ēudė?!

Se tjetėr gjė thotė,

E tjetėr gjė ndien,

As s’e di nga vete,

As s’e di nga vjen,

 

Mallkuan e shanė:

“Mortja qė s’e merr!

Si ky lloj sojzezi

Rrallė nėna nxjerr.”

E ma mbyllėn portėn,

Kudo mė pėrbuzėn

Po unė ik e zdridh

Ushkurin, tėrkuzėn.

 

As nuk mė ze huri,

As nuk mė bren sedra,

Mal e bėra turpin

Mal u bė gjėma.

Zullumi s’mė ndahet,

Shkrumb ku mė shkel kėmba,

Me tė zezėn ēmallem,

Shkul lule, mbjell gjemba.

 

ĒERMENIKA

 

Nėn krahėt e qiellit tė hapur

Shkrepa dhe shkėmbinj si kokalla,

Me djersė e gjak dheu i lagur,

Koha tė mbolli me murana.

 

Kur djepin ta dogjėn barbarėt

Dhe foshnjėn ta shkuan nė thikė,

Kur zbrazur i pate hambarėt,

Dritės nuk ia ndave, sytė.

 

As kur lumi rrjedhėn e ndali,

As kur trishtas zogjtė qanin,

As kur vajin s’e ndrynte dot mali,

As kur lugjet krismat shpėrndanin.

 

Ti, jetėn mėkatove me nge,

Ndėr kroje, burime dhe zaje,

Ndėr pyjet me kokėn nė re,

Ndėr arat si arna nė male.

 

 

NDOSHTA QE DHE MIQĖSI

 

S’mbyllte sy arushi i sertė,

Haje s’qaste nė kafaz,

Pas mjekimit s’e la kujėn,

Dufe britmash me maraz..

 

Donte qiellin me yje,

Donte borėn, donte cikmėn

Qante pėr lirin e humbur

Dhe pėr pyllin, suferinėn.

 

Kur plag’e putrės iu mbyll,

Brente hekurat me dhėmbė;

Angullima-pikėllim,

Ndezullini e mall pėr nėnė.

 

Ne e kthyem ku e gjetėm

Gjysmėgjallė, mbytur nė gjak,

Aty ku pėrballi vdekjen,

Te shpella nė shkėmb si hark.

 

Ndali ēapat, qėndroi stepur,

Nuk rendi, s’iku me vrap;

Britmat-vaj t’arushės, mekur,

Shtegu i binte qė nga larg.

 

Ngriti putrat si dy gjethe

E na i nguli sytė e tij,

Ndoshta kjo ishte pėrshėndetje,

Ndoshta qe dhe miqėsi.

 

 

KUR U SHUA YLLI I SHPRESĖS

 

Burri n’dhe tė huaj

M’u fik fare i ri,

Mosha m’treti vitet,

Jetėn, fati i zi.

 

Bir, qysh kur m’u shua

Ylli im i shpresės,

Kėtė fre e vura

Te paj’ e martesės.

 

…Sapo ēelte pjeshka

Si nuse me spika,

Niseshim kaluar

Pa u feksur drita.

 

Vesa dehte agun,

Fugonte doriu,

Flladin ēonin lajmės,

Bjeshka dhe veriu.

 

Rrezja shkrepte syrin,

Mbi gur, mbi Kala;

Zgjoheshin bilbilat,

Kėndonim me ta.

 

Na stėrpikte vesa

Nėpėr bar e lule,

Lajthiza na fshihte,

Dhe na ndizte puthje.

 

Shpėlanim qerpikėt

Te gurrat e malit,

E prapė kalėronim

Luginės, livadhit.

 

Ndiheshim si ajri

Si krandi, si gjethi

Si val’ e liqenit,

Si rreze mėngjesi.

 

Mesditės sė vakėt

Kur dielli lėbyrte,

Mbi njė rrasė rrinim

E, pylli dremitte.

 

Pa kur binte muzgu,

Ēirrej nėpėr drurė,

Hėna qumėshtore

Na ndrinte pėr udhė.

 

Kotnin ah e pishė,

Ninullat e erės

Mbi vetull na flinte

Flladi i pranverės.

 

Dhe i varnin ėndrrat

Mbi grremēat e hėnės;

Ai, frerin e kalit,

Unė, frerin e zemrės…

 

Drejtore: Mimoza VASKU,
Kryeredaktor: Vullnet MATO,
Sekretar kolegjumi: P. MENAJ,
Redaktor pergjegjes Besim Bashllari, Redaktor: Shpetim BOZHA
Cel: 00355683246801