GJYSHJA
Nė pleqėri plagė tė madhe mora
Si kėrcure mbeta nė vatėr
Prisja dhėndėr tė tė bėja
Fatin e zi e paskam pasur.
Kėtė fat se meritoja
Nipin ta shkoja pėrpara
Jam plakė e dhimbjen se duroj dot
Nuk e di kush mė mallkoi
Tė iki me plagė nga kjo botė
Kur tė vij do tė tė kėrkoj
Por nuk do tė tė takoj dot
Bir shumė i ri mė ike
Pa i mbushur njėzet vjeē
Pleqėrinė gjyshes ia nxive
Kallogre mbeta nė breg.
O bir, me mundim tė rrita
Me lakra, lepjete e me bukė misri
Me pantallona me handra
Me opinga llastiku tė grisura.
Bije nė darkė pėr tė fjetur
Herė i ngrėnė herė i pangrėnė
Vija tė shikoja natėn.
Qaja se mė dhembte zemra
Djalė, tė rrita jetim
Mė kishe gjysh edhe nėnė.
Nėnėn qė tė lindi se njohe dot
Qė tė la qė nė shpėrgėnj
Rriteshe ēdo ditė hidhje shtator
Tė shikoja e mė gėzonte xhani.
Tė pėrkėdhelja e tė puthja kokėn
Tė kisha mjaltė nga mjalti
Nė shi, tufan e nė dėborė
Rropatesha nėpėr pėrralle
Kullosja pesė tangalle qė kisha
Nė behar tė kishim dhallė
Unė u plaka, ti u rrite
Duart pėr punė tė hanin
Tė rinjtė morėn arratinė
Fshati qe kthyer nė gėrmadhe.
Na mashtruan politikanėt
Na premtuan lugėn e floririt
Tokat mbetėn djerrė pa punuar
Fshatarėve jetėn ua nxinė.
Fshatarėt braktisėn fshatin
Si zogjtė e korbit u shpėrndanė
Tė pėrbuzur nė dhe tė huaj
Mbrojtje nga shteti nuk kanė.
Jashtė nėpėr lulishte flenė
Nėn ura dhe stacione treni
Ranė nė kthetrat e mafies
Humbėn krenarinė dhe nderin.
Kur ike nuk mė takove
Mendimet e mia i dije
Bir, kurbetin mos e provo
Bukė e botės ėshtė e hidhur
Kurbet qofsh i mallkuar
Kurbet, na i hėngre djemtė.
Si kaproj, malet me borė kaluan
Na i kthyen nė arkivola
Bir, nė ēastet qė dhe xhan
Nuk tu ndodh njeri te koka.
Mos kishe porosi pėr gjyshen
Amanetin tė ta plotėsoja
Nuk jam e vetme si gjyshe
Qė arrita nipin ta qaj.
Gjyshe tė tjera kanė mbetur qyqe
U ėshtė mbyllur dera fare
Fshati ka mbetur i shkretė
Shikon vetėm pleq e plaka.
Janė bėrė kockė e lėkurė
Nga fėmijėt lajm s’kanė marrė
Tė mbėshtetur mbi bastun
Rrinė si statuja te porta
Tė harruar tė braktisur
Me sy tė lagur nga lotėt.
ADIF MATAJ