DOMOSDOVA

Nje talente Rrajcare

Home
Domosdova Nr. 15
Domosdova Nr. 12
Domosdova Nr. 9
Domosdova Nr.8
Domosdova Nr.7
Domosdova Nr.6
Domosdova Nr.5

anxhelaprtret.jpg
Anxhelina Stojna

 

NJĖ TALENTE RRAJCARE TE “LIDHJA E PRIZRENIT”

 

Tek shkolla “Lidhja e Prizrenit” studion nxėnėsja me origjinė nga Rrajca, Anxhela Stojna.

Kur shkojmė tek shtėpia e saj na bėn pėrshtypje shkathtėsia e kėsaj vajze tė vogėl 9- vjeēare qė dallonte pėr qetėsinė dhe pėr botėn e saj tė brendshme. Ky temperament, kjo sjellje edhe ky qėndrim sikur e ndjell tė ardhmen e kėtij talenti. Ajo krahas shkollės punon dhe stėrvitet pėr gjimnastikė artistike pranė klubit sportiv “Partizani” nėn kujdesin e trajnerit Ferdinand Mara.

Ajo ka filluar tė ecė me ritmet e valles rrajcare, saqė nė bisedė e sipėr babai i saj Hekuran Stojna, na tregon: -Unė ēuditem me Anxhelėn edhe vetė si baba, sepse ajo qė nė moshėn 4 vjeēare e kėrcente bukur vallen rrajcare, nė tė njėjtėn kohė unė edhe Irena, bashkėshortja ime vendosėm qė ta dėrgojmė tė ushtrohet pėr gjimnastikė artistike pranė klubit sportiv “Partizani”. Nė qoftė se shikojmė trungun (genomėn) e familjes, Anxhela, ka ngjarė si nga njerėzit e babait ashtu edhe nga njerėzit e mamasė.  Kėto gene i trashėgon natyrshėm edhe Anxhela. Kėtė e shohim edhe tek ditari i saj. Ja se ēfarė ka shkruar:

16 Janar 2007.

 I dashur ditar!

Ditėn e enjte do tė kem dy testime nga drejtoria dhe dua tė mė ndihmosh ti ditar. Dua qė tė mė ndihmosh vetėm ti qė tė marr: Shumė mirė. Dhe mė fal ditari im i dashur qė nė testin e mėsueses, mora mirė. Por po tė mė ndihmosh ti, do tė marr shumė mirė.  Tė pėrqafoj Anxhela!

Nga ditari tregon se Anxhela ėshtė njė nxėnėse sistematike dhe e shqetėsuar pėr mėsime dhe stėrvitje. Duke parė zhvillimin e saj e pyesim: Cilat ushqime tė pėlqejnė? Ajo me njė buzėqeshje fėmijėrore thotė se mė pėlqejnė frutat dhe zarzavatet, veēon specin qė e do ta konsumojė tė freskėt, ashtu siē ėshtė nga natyra.

Dhe nga biseda qė zhvillohet Anxhela duket tepėr e natyrshme edhe nė komunikim. Ajo sapo ishte kthyer nga Rrajca ku na tregoi se kishte pjekur misra me kushėrinjtė dhe kushėrirat bashkėmoshatarė e bashkėmoshatare. Aj flet me ngrohtėsi edhe pėr shoqet e saj tė stėrvitjes ku ajo gjen rastin edhe tė na tregojė pėr stėrvitjen dhe emrat e tyre, qė janė: Xheni Kozi, Migena Hoxha, Emanuela Kalemi, Hatixhe Madoma, Resiba Koni, Risildėn, Briseldėn e tė tjerė, me tė cilat na thotė se luajnė e stėrviten bashkė.

Me babain e talentes Anxhela Stojna komunikojmė dhe shohim synimet pėr ta mbėshtetur sė bashku me Irenėn pėr tė arritur rezultate edhe mė tė mira nga ato tė takimit ballkanik nė Manastir nė muajin shtator tė vitit 2007, ku Anxhela bashkė me klubin sportiv “Partizani” zėnė vendin  e parė.

Ajo synon tė arrijė rezultate tė mira nė arenėn kombėtare edhe ndėrkombėtare. Dhe duke marrė parasysh moshėn qė ka dhe stėrvitjen kėmbėngulse, rezultatet e mira nuk do tė mungojnė nga ana e saj.

Njė mbėshtetje mė e fortė nga ana shtetėrore dhe e shoqatave tė ndryshme pėr kėta talente tė rinj do tė bėnte qė tė nderoheshim dhe ta pėrfaqėsonim sa mė mirė Shqipėrinė nė fushėn e gjimnastikės artistike.

Hallė Xhevahirja, e cila ėshtė kthyer me pushime nė Shqipėri nga Miēigani i  Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės na thotė se talentet atje nxiten dhe stimulohen. Ky talent ėshtė i dukshėm  dhe me vėrtetė duhet stimuluar e nxitur qė tė kemi mundėsi ta shohim tė shfaqė vlerat e saj qė nuk i mungojnė tek ky sport qė ajo ndjek.

Fjalėt e kėtij reportazhi u dėgjofshin nga shteti, institucionet qė merren me sporte e kulturė e shoqata tė ndryshme pėr ta nxitur kėtė talent tė rrallė.

Edhe ne duke shkruar kėtė shkrim na vjen nė gojė natyrshėm urimi mė i mirė. Tė pafshim Anxhela nė vendet e nderit dhe administrofsh lirinė tėnde krijuese sa mė mirė, duke na nderuar trevėn tonė dhe Shqipėrinė!

 

Ali COKA

Shpėtim BOZHA   

Drejtore: Mimoza VASKU,
Kryeredaktor: Vullnet MATO,
Sekretar kolegjumi: P. MENAJ,
Redaktor pergjegjes Besim Bashllari, Redaktor: Shpetim BOZHA
Cel: 00355683246801