RĖNDĖSI KA SA I PĖRGATITUR JE, E JO MOSHA.
Intervistė
me Adi Muēon ish ushtar nė Irak
Njė telefonatė e tij nė lidhje me urimin pėr gazetėn, mė bėri tė njoh kėtė djalė, Adi Muēo. Qė nė pamje
tė parė ai tė lė pėrshtypjen e njė djali serioz, punėtor, artdashės por mbi tė gjitha ai ėshtė njė djalė trim. E them kėtė
me plot bindje se u befasova shumė kur gjatė bisedės, qė ai rrallė flet pėr vete, mėsova se kishte qenė me mision pėr paqen
nė Irak. U bėra tepėr kureshtare dhe fillova ta pyes mė gjatė, sepse njė mision i tillė ėshtė tepėr i rrezikshėm, mirėpo detyra
tė thėrret pėr misione tė rėndėsishme tė cilat kėrkojnė sakrifica tė mėdha deri nė dhėnien e jetės.
Ju jeni tepėr i ri pėr tė kryer njė mision kaq tė vėshtirė. Ē’ju shtyu?.
Vėrtet unė jam njė djalė i ri nė moshė por mund tė them
se aftėsitė e mia janė pėr tė marrė pjesė nė njė mision tė tillė. Sepse mė shumė rėndėsi ka se sa i pėrgatitur je sesa mosha.
Gjėja e cila mė ka shtyrė qė unė tė shkoja ka qenė dėshira ime e madhe pėr t’i shėrbyer atdheut edhe nė detyrimet qė
kemi ndaj partnerėve tanė, sidomos ndaj misionit ushtarak tė NATO-s, por edhe pėr tė qenė njė ushtarak krenar i vendit.
Prej testimit qė ju bėnė pėr aftėsitė tuaja dhe deri kur ju morėt pėrgjigjen
se jeni pranuar pėr tė shkuar, ēfarė menduat, a patėt shenja lėkundjeje, apo...?
Normale qė mendova pėr shumė gjėra, mendova pėr vendin ku do tė shkoja, i cili ishte njė vend me njė
klimė shumė tė nxehtė. Mendova gjithashtu pėr situatėn luftarake, cilat ishin konfliktet atje dhe ju them se unė i mora parasysh kėto gjėra, pasi isha i pėrgatitur. Lėkundje, jo asnjėherė nuk kam pasur.
A keni pasur momente tė vėshtira nė qytetin Mosul?
Mund t’ju tregoj vetėm njė: Ka qenė nė momentin qė ne sapo mbėrritėm nė qytetin Mosul, me avion
dhe ishim ne njė afėrsi shumė tė ulėt pėr tė zbritur nė aeroportin e Mosulit, ne atė moment na kanė goditur avionin, por shkathtėsia
shume e madhe e pilotit bėri qė avioni tė ngrihet pėrsėri derisa gjendja tė qetėsohej.
Si e kishit shoqėrinė atje. Ishit mė shumė tė lidhur me njėri – tjetrin,
besoj, pasi ishit nė njė vend tė pasigurt dhe larg atdheut? .
Mund tė them se, marrėdhėnia shoqėrore ėshtė gjeja me
kryesore nė ushtri pėr arsye se nė tė mirė apo nė tė keqe shoku tė ndodhet nė ato momente, nėnė, motėr e vėlla, shoku tė bėhet.
Them se marrėdhėnia ime me tė gjithė shokėt ka qenė shumė e mirė, sidomos me
shokėt e zonės tė Librazhdit, ku kemi shkuar si vėllezėr. Nėpėrmjet gazetės
sė zonės tonė, gjej rastin t’i pėrshėndes dhe tu uroj fat dhe mbarėsi paēin gjithmonė
ADI, si tė iknin ditėt atje?
Nė fillim nuk po e ndjeja por dy muajt e fundit jam mėrzitur
shumė
Mė kishte zėnė njė mall shumė i madh pėr familjen time, tė cilėn e dua shumė, tė afėrmit e mi, shoqėrinė
nė Katjel, dhe pėr vendin tim.
Dhe gjatė asaj kohe
numėroja ditėt tė cilat mezi kalonin. Orėt mė dukeshin ditė.
A jeni i gatshėm tė shkoni pėrsėri nė njė mision tė tillė?
Po, sė shpejti mund tė marr pjesė nė njė mision nė. Ēadė, tė Afrikės.
Pėr tė gjithė lexuesit diēka pėr profesionin dhe jetėn tuaj?
Ju them se gjithmonė ėndrra ime ka qenė tė bėhem njė muzikant, por u them se jetės nuk i dihet, nė
jetė ka shumė tė papritura.
Njeriu mund tė ketė shumė plane nė jetė, por kryesorja ėshtė se ēfarė ka shkruar Zoti pėr ne! Por edhe nė kėtė punė ku unė ndodhem, ndjehem shumė i kėnaqur.
Pėrshėndes tė gjithė ju, familjen, shokėt, miqtė kudo qė janė dhe;
ZOTI I BEKOFTE .
Pėrgatiti: Mimoza VASKU