DOMOSDOVA

RASTĖSI APO VAZHDIMĖSI

Home
Domosdova Nr. 15
Domosdova Nr. 12
Domosdova Nr. 9
Domosdova Nr.8
Domosdova Nr.7
Domosdova Nr.6
Domosdova Nr.5

RASTĖSI APO VAZHDIMĖSI

 

KONSTANDINI, ME KALĖ TĖ BARDHĖ; YMER AGO, ME KALĖ TĖ BARDHĖ; YMER BOZHA, ME KALĖ TĖ BARDHĖ. RASTĖSI APO VAZHDIMĖSI!

 

Konstandini me te motrėn dhe Ymer aga me tė shoqen. Dy legjenda vazhdimėsie, dy epoka fisnikėrie. Tė dy shqiptarė; Ymer Aga me shumė gjasa rrajcar, jo se dua unė, por ato pak argumente po i sugjeroj mė poshtė...

Nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, nė kohėn e monizmit, nuk mė kujtohet viti, Mislim Bogdani, nga Shėnkolli (Rrajcė) ėshtė paraqitur nė festival me baladėn e Ago Ymerit. Melodia muzikore e baladės ėshtė krejt e veēantė nga tė gjitha meloditė qė kėndohen nė Shqipėrinė e Mesme e tė Veriut. Ėshtė baladė qė kėndohet solo (vetėm) dhe e pashoqėruar me vegla muzikore.

Kaseta e festivalit ndodhet nė arkivin e Radio-Televizionit Shqiptar (publik). Kėto pak argumente mė bėjnė tė mendoj se balada e Ymer Agės e ka shtratin nė Rrajcė. Gjithsesi mesazhi i kėtij shkrimi nuk ėshtė se ēka u tha mė lart, por ēfarė do tė shtroj mė poshtė.

Njė tjetėr person rrajcar ecėn nė vazhdėn e burrave tė besės, njė tjetėr rrajcar pėrforcon e fuqizon besėn shqiptare. Ai nuk ėshtė mė personazh legjendar, nuk ėshtė gojėdhėnė, nuk ėshtė imagjinar, por ėshtė kėmbė e kokė rrajcar, ėshtė personazh qė ka bėrė histori, ėshtė personazh qė ėshtė arkivuar nė Turqi. E ky ėshtė njė tjetėr Ymer Ago, po kėtė herė me mbiemėr Bozha.

Tė dy me njė emėr. Rastėsi apo vazhdimėsi?!

Ēudi! Ēudia vazhdon mė poshtė...

Bėhet fjalė rreth viteve 1907-1908 kur turqit e rinj kėrkonin tė bėnin reforma tė thella e tė avancuara drejt perėndimit.

Ymer Bozha, ishte kryeplaku i fshatit Rrajcė. Nė atė kohė ne bėnim pjesė nė qarkun e Ohrit.

Njė ditė prej ditėsh njė oficer turk kalon nė fshatin Rrajcė me njė tabor ushtarėsh. Pasi takojnė kryeplakun, Ymer Bozha, bisedojnė rreth problemeve e shqetėsimeve tė kohės. Ymer Bozha, lajmėron fshatin dhe u shtron njė drekė ushtarėve turq. (Kjo ka ndodhur rreth viteve 1905)

Nė vitin 1908 tė gjithė kryepleqtė e Qarkut tė Ohrit, thirren nė Stamboll pėr tė dėshmuar nėse u pėlqente udhėheqja aktuale, apo kėrkonin reforma nė mbėshtetje tė xhonturqve.

Nė komisionin qė i merrte nė pyetje, ishte edhe oficeri qė Ymer Bozha, i shtroi njė drekė. Sipas gjasave (Ky ėshtė komentim) oficeri mund tė kishte prejardhje shqiptare, sepse nuk e bėri bukėn baltė.

Ai u sugjeroi anėtarėve tė tjerė tė komisionit pėr ēka u tha mė sipėr dhe ata e falėn Ymer Bozhėn. Themi e falėn, sepse sipas tė thėnave ata kryepleq qė kėrkonin reforma, dėnoheshin me vdekje. Ndėrtesa ku ishin ngujuar, thuhet se ishte ndėrtuar buzė detit dhe ata qė kėrkonin reforma kalonin nga dera me pamje nga deti. Dera, sapo hapej shkelej nė njė lug ose ulluk qė tė pėrcillte nė det e nuk shpėtoje mė.

Ymer Ago Bozhės i thanė se Dovleti tė ka falur; Je i lirė tė shkosh nė shtėpi.

Ymer Bozha u shpreh: -Unė erdha me shokė dhe nuk iki vetėm. O m’i jepni tė gjithė shokėt, ose edhe unė nė lug, bashkė me ta.

Komisioni pasi e shoshiti ēėshtjen, vendosi t’i falin 100 kryepleqtė e Qarkut tė Ohrit.

Ngjarja bėri bujė tė madhe. Ymer Bozhėn e veshėn dhe e stolisėn si Vezir. Vetėm atij i dhanė kalė tė bardhė, tė tjerėt kuaj me ngjyra tė tjera.

Iu dolėn pėrpara pėr t’i pritur dhe i kanė bėrė shumė ndere nė Ohėr. Rreth dy javė e mbajtėn atje pastaj e pėrcollėn pėr nė Rrajcė.

Kjo histori ėshtė arkivuar nė Turqi. Ėshtė gjetur nga studiuesit.

Konstandini me kalė tė bardhė, Ymer Ago me kalė tė bardhė, Ymer Bozha me kalė tė bardhė. Rastėsi apo vazhdimėsi!

Nė qarkun e Ohrit edhe sot pas 100 vitesh kėndohen kėngė pėr Ymer Bozhėn.

Njė nga kėngėt qė i kėndohet Ymer Ago Bozhės.

                       

Ymer Agė Bozha

Kryeplaku i fshatit

Qėndroi i besės

Pėrpara litarit

 

Me ferman Stambolli

Ia fali jetėn,

Ymer Ago trimi

Kėrkoi gjė tjetėr.

 

S’ju kėrkova ndere,

Nuk iki i gjallė,

Gjithė kazanė e Ohrit

Prapa po s’ma dhatė.

 

100 kryepleq

Me mjekėr tė bardhė

Ymer Agė Bozhėn

E vunė tė parė.

 

Njė shekull kaloi

Nga ky gjyq i zi,

Besa e Ymer Bozhės

Mbeti nė histori.

 

 

 

     

 

 

 

 

 

Drejtore: Mimoza VASKU,
Kryeredaktor: Vullnet MATO,
Sekretar kolegjumi: P. MENAJ,
Redaktor pergjegjes Besim Bashllari, Redaktor: Shpetim BOZHA
Cel: 00355683246801