DOMOSDOVA

NJĖ JETĖ ME ĒEKIĒIN DHE ME NDĖRTIMET

Home
Domosdova Nr. 15
Domosdova Nr. 12
Domosdova Nr. 9
Domosdova Nr.8
Domosdova Nr.7
Domosdova Nr.6
Domosdova Nr.5

veselpune.jpg
Vesel Coku

NJĖ JETĖ ME ĒEKIĒIN DHE ME NDĖRTIMET

Bashkėbisedim me 88 vjeēarin nga Rrajca

Vesel Bexhet Coka,

.

Xha Vesel, ju urojmė 88-vjetorin e lindjes dhe jetė tė gjatė. Jeni njė nga tė moshuarit e Rrajcės duam tė dimė diēka mė tepėr pėr jetėn tuaj?

Unė jam nga lagjja e Cokajve, nė kufi me lagjen e Cukut. Sipas tė dhėnave thuhet se nga tė parėt e mi kanė ardhur nga Gramshi dy vėllezėr dhe u vendosėn aty ku jemi. Sot, ne jemi katėr vėllezėr. Unė kam dy djem dhe njė vajzė. Babai im Bexheti, ka qenė njeri i urtė edhe punėtor. Nėna ime ishte motra e Gjylo Halilit, i cili ka qenė i lidhur me luftėn dhe ka marrė pjesė nė Ēetėn e Myslim Pezės, por mė vonė edhe ėshtė goditur nga pushteti duke u cilėsuar si kulak nė fshat. 

Jam martuar nė moshėn 18 vjeēare me Telanen, vajzėn e Arif Bozhės. Kalova njė jetė tė tėrė dhe tė mrekullueshme me tė. Deri nė kėtė moshė kam punuar nė fshat me atė pak tokė e pak blegtori qė kishim. Aty rreth vitit 1938-1939, kur erdhi Italia me njė grup shokėsh nga Rrajca filluam punė nė Tiranė, nė ndėrtime. Kam punuar nė ndėrtimin e Pallatit tė mbretit Zog dhe e mbaj mend si sot. Kemi ndėrtuar 333 dhoma atje tek kodra si quhet tani ”Pallati i Brigadave”. Kam punuar me shoqėrinė Italiane «SALCINO » qė shtronte rrugėt dhe ndėrtonte ura e pallate. Atė ditė qė erdhi Duēja me Viktor Emanuelin ne na rreshtuan dhe po prisnim tė vinte makina. Na thoshin se duhet tė bėrtasim e thėrrasim ”Rroftė Duēja”, ”Rroftė Italia” e tė duartrokasim. Ne kėshtu vepruam. Nė kėto ēaste u dėgjua njė krismė pistolete. Unė e pashė me sytė e mi atė djalin qė qėlloi se isha shumė afėr tij. Iu drodh dora dhe plumbat ranė poshtė nė tokė. Nuk e mbajti dot mirė pistoletėn, u plagosėn nja dy-tre veta e u bė njė rrėmujė e madhe. Arrestuan disa persona. Ne na pyetėn si shoqėri qė punonim dhe nuk dinim se ēfarė tė thoshim, se nuk e njihnim atė qė qėlloi dhe pse qėlloi.

 Nė ushtri kryenim detyra tė ndryshme si roje tė bregdetit pėrgjatė kufirit. Pas tre viteve e gjashtė muajsh unė u lirova nga ushtria nė vitin 1947 nė moshėn 26 vjeēare. Nga komanda e ushtrisė na kėrkuan qė ne tė qėndronim nė radhė tė ushtrisė, po unė nuk pranova se isha i martuar dhe u ktheva nė fshat. Jam dekoruar me medaljen e ēlirimit dhe kam dėshmi e certifikata tė ndryshme nga ushtria. Pas lirimit nga ushtria unė meqė isha usta, fillova dhe punoja nė ndėrtime nė fshat. Kam punuar me shokėt e mi, si Xhelo Bozhėn, Bilal Bozhėn, Xhelo Ēukun, Zeqir, Demir dhe Qemal Laēkėn me Qemal Allėn e tė tjerė. Kishim shumė harmoni me njėri - tjetrin shkonim dhe pa lekė nga 2-3 ditė me argat sa tek njėri tek tjetri. Kjo lloj pune jepte dorė sidomos kur fillonte shtėpia nga themelet dhe kur ngrinim ēatitė. Kėndonim ato kėngėt e bukura qė t’i i di shumė mirė, hidhnin peshqeshe tė bukura shami leshi tė kuqe si simbol dhe dashuri pėr atė qė ndėrtonte shtėpinė e re.  

Nė vitin 1957-1958 fshati ynė u bė kooperativė bujqėsore me shumė vėshtirėsi dhe unė si familjet e tjera, u bėra anėtar i sajė nga viti 1958. Unė zanatin e muratorit e kisha dhe paguhesha me lekė. Kur filluam punėn pėr ndėrtimin e stallave ishte brigadier Esat Rira. Kemi ndėrtuar shkollėn e mesme “Sali Halili”, Vatrėn e Kulturės, stallat nė tė gjithė zonėn qė kishte kooperativa e Rrajcės, stallat nė Katjel.

Ēfarė ju ka mbet nė mendje nga mėsimet nė fshatin Rrajcė…?

Mėsuesi i parė nė Rrajcė ka qenė Ramadan Kurti. Hamit Hallidri ka qenė mėsues nė kohėn e Turqisė si dhe Mulla Elmazi qė vinte e jepte mėsim prej Ohrit.

Ēfarė mund tė na thoni pėr historinė e Ymer Bozhės ose si edhe e thėrrasin shkurt Merko Bozha…?

Historia e Ymer Bozhės, dihet nga tė gjithė e nuk ėshtė mė njė legjendė por njė ngjarje e jetuar. Pėr tė kanė shkruar historianėt dhe dokumentet ndodhen nė arkiva. Ėshtė mirė tė flitet me gjuhėn e tyre. Unė e di historinė si gjithė tė tjerėt.

Kur ėshtė ndėrtuar vija e lumit dhe ēfarė dini pėr ndėrtimin e saj?

Nė vitin 1935 ėshtė bėrė vija e ujit. Pėr ndėrtimin e vijės sė lumit ėshtė ngritur fshati dhe nė krye tė punės ka vėnė si pėrgjegjės Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, nė Policė. Ka qenė dhe Ramadan Bogdani. E mbaj nė mend sesi e lidhte litarin pas trupit pėr tė punuar nė vijė kur pjesa e vijės ishte nė shkėmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtė nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekėt nė shami. Miqtė hidhnin florinjtė nė shami pėr ndihmė.     

Po pėr ardhjen nė Tiranė ēfarė mund tė na thuash ndonjė gjė…?  

Edhe pas ardhjes nė Tiranė nuk i jam ndarė mikut tim tė ngushtė, ēekiēit. Mė ka lidhur njė jetė me ēekiēin dhe me ndėrtimet. Bėhen rreth dhjetė vite qė punoj nėpėr firma tė ndryshme ndėrtimi kėtu nė Tiranė.

                                                                                       6 MAJ 2007

Shpėtim Bozha

Zabit Ēuku

 

Drejtore: Mimoza VASKU,
Kryeredaktor: Vullnet MATO,
Sekretar kolegjumi: P. MENAJ,
Redaktor pergjegjes Besim Bashllari, Redaktor: Shpetim BOZHA
Cel: 00355683246801