DOMOSDOVA

QE EVROPA TE JETE EDHE SHTEPIA JONE

Home
Domosdova Nr. 15
Domosdova Nr. 12
Domosdova Nr. 9
Domosdova Nr.8
Domosdova Nr.7
Domosdova Nr.6
Domosdova Nr.5

petritdom.jpg
Petrit Menaj

              

         QE EVROPA TE JETE EDHE SHTEPIA JONE

Ndryshimi duhet tė vijė nga jashtė nėn ndikimin e nevojės,

                                 por jo doemos me dhunė.     Zhan MONE

Frika prej ndryshimit qė ėshtė dhe njė prej pengesave kryesore pėr tė ndryshuar rrjedhėn nga mungesa e njohjes sė perspektivės sė ndryshimit dhe e pėrfitimit prej tij.

Pėr realizimin e ndryshimeve ka disa rrugė dhe mjeshtėria qėndron te zgjedhja e rrugės mė tė mirė dhe mė shpejt e realizueshme, ku pėr ne shqiptarėt qė jemi midis shteteve tė fundit pėr shkruar nė Evropė duket si rruga edhe rezultati i ndryshimit, sidomos te shtetet qė kemi pėrrreth ku punojnė mijėra shqiptarė.

Tejzgjatja e zbatimit tė reformave tė organizimit tė komunitetit sipas eksperiencės perėndimore vjen si prej paaftėsisė sė klasės politike, por dhe tė vetė komunitetit nga mos bėrja e njė opozite tė fuqishme ndaj shtetit qė deri tani nuk ka qenė nė shėrbim tė qytetarėve, por vetėm qytetarėt kanė qenė nė shėrbim tė tij duke paguar taksat etj, etj.

Pra, siē duket nga sa thamė mė sipėr, rruga pėr nė Evropė ka dy faktorė qė e realizojnė: shteti me organizmat e tij, dhe populli me tė bėrit opozitė dhe me ngritjen nė mėnyrė tė fuqishme tė zėrit pėr ndryshim qė te ne shqiptarėt ėshtė shumė pak pėr tė mos thėnė hiē fare. E them kėshtu sepse edhe kur kėrkojmė diēka qė na takon ndahemi dhe kurrė nuk bėhemi tė njė mendje, duke harruar se partitė dhe vetė partia qė mund tė ketė qeverisjen pėrfaqėson interesin e njė grupi dhe asnjėherė interesin e tė gjithėve.

Nė kohėn e bėrjes sė ndryshimeve nė Evropė Zhan Mone shkruan: “Qeveritė e shteteve tona, secila nė mėnyrė tė veēantė, si dje ashtu dhe sot, janė tė obliguara tė mbrojnė njė lloj koncepti tė interesave kombėtare, qė dalin nga influenca tė ndryshme, midis tė cilave ato mė konservativet kanė barrėn mė tė madhe. Sado qė tė parashikohet, qeveritė e kanė vėshtirė dhe pothuajse tė pa mundur, gjithnjė tė ndryshojnė situatėn ekzistuese tė gjerave, e obligimi i tyre ėshtė qė t’i ndryshojnė. Kėtė mund ta dėshirojnė nė bindjet e veta intime, por duhet t’i japin llogari parlamentit tė tyre para opinionit publik, sepse disa herė janė penguar nga burokratėt e vet, tė cilėt duan tė mbajnė gjendjen ekzistuese. Nuk ka asgjė mė tė natyrshme se sa kjo. Nėse qeveritė dhe administrata e tyre do tė ishin nė gjendje gatishmėrie nė ēdo moment ta ndryshojnė rendin ekzistues, kjo do tė thoshte revolucion permanent dhe anarki e pėrhershme. Ndryshimi duhet tė vijė nga jashtė nėn ndikimin e nevojės, por jo doemos me dhunė”.  

Pra, siē kuptohet nga sa mė lartė, ndryshimi domosdoshmėrish vjen nga jashtė nėn ndikimin e nevojės, qė te ne ėshtė mė urgjente se sa ndonjėherė, e cila duket edhe nga kėmbėngulja e partnerėve tanė perėndimor dhe sidomos e SHBA-ve qė kėrkojnė plotėsimin e standardeve qė s’janė gjė tjetėr veē pavarėsi e institucioneve dhe demokraci e liri pėr tė gjithė, pėr tė krijuar e punuar jashtė presionit dhe rregullave burokratike e korruptive qė zbatohen nga administrata qė nga kupola qeveritare e deri poshtė nė bazė nga zyrtarėt mė tė thjesht tė saj.

Para nesh si komunitet mbetet kuptimi i nevojės sė ndryshimit pėr ta bėrė Evropėn si shtėpinė tonė, duke u ndėrgjegjėsuar se kjo ėshtė njė alternativė e domosdoshme pėr tė cilėn secili duhet tė adaptojmė sjelljen e vet e cila nuk duhet tė dėmtojė tjetrin, sepse ky vend ėshtė i madh dhe pėr vet popullatėn qė kemi, ka vend e mundėsi pėr tė gjithė. Askush nuk duhet tė bėhet rob i ruajtjes sė njė pozicioni tė arritur edhe nė mėnyrė tė ndershme, pale nė mėnyrė korruptive siē ndeshėm shpesh, qė kthehet nė ruajtės e mbrojtės dogmatik i “sukseseve” siē bėnim nė sistemin e kaluar. Secili duhet tė shikojė krahas interesit tė tij edhe interesin e gjithė komunitetit.

Petrit MENAJ

Drejtore: Mimoza VASKU,
Kryeredaktor: Vullnet MATO,
Sekretar kolegjumi: P. MENAJ,
Redaktor pergjegjes Besim Bashllari, Redaktor: Shpetim BOZHA
Cel: 00355683246801