KISHA “URAKULL”
MONUMENT QĖ DUHET TĖ KTHEHET NĖ IDENTITET
Mė kishin
mbetur nė mendje kujtimet e fėmijėrisė dhe tregimet e njerėzve qė shkonin nė kishėn e “Urakullit”, nė rrugėn qė
tė ēon pėr nė Qafė-Thanė. Njė ditė duke lėvizur pėr nė Pogradec pyeta njė bashkėfshatarin tim nėse vizitohej mė kjo kishė.
Pėrgjigja pėr fat tė keq ishte negative, ai mė tregoi ē’kishte ndodhur. U detyrova nga hidhėrimi dhe njė ditė me tė
afėrmit e mi e vizitova. E pashė mėkatin dhe mu forcua bindja se me hyrjen e demokracisė ne shkatėrruam jo vetėm ato qė trashėguam
nga sistemi i kaluar, vreshtat, pemėtoret, ujėsjellėsit por edhe monumentet natyrore e fetare.
Objektet
fetare, si ato natyrore ashtu edhe ato tė ndėrtuara nga dora e njeriut, janė vlera tė paēmueshme pėr njerėzit tė cilave duhet
tu drejtohemi vazhdimisht e jo t’i nxjerrim jashtė pėrdorimit. Kisha dėgjuar pėr Kishėn “Orakull” dhe e
pėrfytyroja ndryshe pamjen e saj e jo ashtu siē e pashė realisht.
Disa
copėza pikture qė pashė nė gurėt e jashtėm tė kishės, qė nuk kish mundur dot dora mizore dhe shkatėrruese ta fshinte, tė jepnin
ndjesinė e njė vendi tė bekuar ku kanė gjetur shpėtim dhe shėrim mijėra vetė. Uji i bardhė qė rridhte mė parė te kisha, si
qumėshti nga gjiri i njė gruaje, i nuses qė u bė kurban nė ndėrtimin e saj, ka shėruar sa e sa gra qė kanė shkuar atje, kurse
tani ai “burim” nuk ekziston mė. Tek kjo kishė, njė gjė e veēantė tė ndodh kur pėrqendrohesh mirė te problemi
pėr tė cilin ke shkuar. Para syve tė shfaqet njė si lėmsh i bardhė dhe mbi kokė tė vjen rrotull, rruga e zgjidhjes.
Kjo ėshtė
legjenda e kėsaj mrekullie, kėtyre pikturave murale, qė duhej tė mbroheshin e jo tė prisheshin.
Kjo kishė
nėn mal e cila mendohet se ėshtė ndėrtuar rreth vitit 905 nė njė zonė tė banuar mė parė, ku shumė vjet mė vonė merr emrin
Urakė, pėr nder tė njeriut tė mirė i cili quhej Urakull, dhe qė shėrbente nė kishė.
Kjo kishė
e shpallur monument kulture rreth viteve 1970 u la pas dore e nė mėshirė tė fatit jo vetėm nga institucionet por edhe nga
njerėzit e interesuar qė besonin tek kjo kishė, dhe mund tė rikonstruktohet vetėm falė natyrės qė e ka mbrojtur atė.
Nga sa
pashė tė gjitha pikturat janė me pėrmbajtje fetare ortodokse, tė shkruara me germa greke, vende-vende ka dhe shkrime me germa
romake e sllave, qė tregon etapat historike tė zhvillimit e tė pushtimeve qė nuk i janė ndarė truallit tonė.
Pas lindjes
sė Krishtit dihet qė ne shqiptarėt kemi qenė tė krishterė, dhe ashtu si feja e kristianizmit u ndamė nė katolikė, ortodoksė
e tė krishterė, gjurmė qė besoj se do tė duken nė konstruksionin, mbrojtjen dhe aktivizimin e mundshėm tė kėsaj kishe me vlera
tė gjithanshme fetare, shpirtėrore e kulturore.
Sipas
fjalėve tė banorėve njė hartė misterioze para disa viteve erdhi nė kėtė zonė, nga njė shqiptar me origjinė nga Kruja, qė jeton
nė Maqedoni, nė Bit Pazar tė Shkupit, gjė qė tregon se kjo kishė ka qenė e dėgjuar dhe e rregjistruar edhe nė hartat rajonale.
Duke krahasuar koordinatat dhe objektet u gjet vendndodhja e kishės. Njė rreth i kuq poshtė kishės, tregonte se aty brenda
fshihet njė thesar me flori, i mbėshtjellė nė njė lėkurė bualli. Nuk dihet ē’u bė me kėtė njeri dhe me thesarin e fshehur.
Shkatėrrimi
i kėtij monumenti ka filluar herėt, por me fillimin e nxjerrjes sė gurėve pėr ndėrtimin e rrugės sė re nga firmat turke, prej
shpėrthimit tė minave u prish muri rrethues dhe u ndėrpre “burimi” i ujit i bardhė qė rridhte te kisha.
Duke
menduar pėrpara asaj kishe tė vjen keq dhe ndjehesh fajtor pėr atė qė s’ke mundur tė bėsh pėr tė shpėtuar atė shkatėrrim.
Pendohesh thellė, por a ja vlen vetėm kaq?!. Nuk bėjmė asgjė veēse lehtėsojmė arsyen tonė pėr tė qetėsuar veten se nuk kemi
bėrė mėkat, por jemi mė se tė bindur se kemi pėrjashtuar nga historia njė mrekulli natyrore qė s’mund ta gjesh nė asnjė
vend. Por pendimi, kuptimi i gabimit, kushdo qoftė ai qė e ka bėrė, nuk vlen nėse nuk i pėrvishemi njė pune tė dytė pėr tė
shpėtuar atė ēka ka mbetur e pėr ta vėnė pėrsėri nė shėrbim tė komunitetit. Ndoshta, ndoshta Perėndia do na e falė kėtė mėkat.
Mimoza
VASKU