EDHE GJIZĖ TĖ ISHTE
Shkėputur nga libri “RROMUZE ĒERMENIKE”
Me autorė: Ilmi
LEKA, Ferit FIXHA
Daj
Hasani dhe xha Musta, pasi mbaruan punėt e shumta tė stinės e i vunė ato disi nė terezi, u nisėn pėr mysafir tek disa miq
nė zonėn e largėt tė Mokrės. Kishin gati tre vjet qė nuk kishin shkelur nė derėn e tyre. Miqėsia ishte e vjetėr, rreth tre-katėr
brezash, por sikur kėto vitet e fundit ishte rralluar pak vajtje-ardhja. S’kishte ndonjė arsye tė madhe, por problemet,
hallet, punėt e pėrditshme tė ēdo stine i kishin penguar tė dy palėt.
Me
tė parė dy burra jabanxhinj, hipur mbi kuaj, mokrarėt u dolėn pėrpara me pėrzemėrsi. U pėrshėndetėn dhe u pėrqafuan fort me
njėri-tjetrin, sikur tė kishin njė jetė pa u parė.
-Therni
dashin mė tė mirė tė tufės, -urdhėroi i zoti i shtėpisė. janė miqtė e gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve tanė. Ashtu si edhe ēermenikasit
edhe mokrarėt e respektojnė shumė mikun. Janė razi tė japin edhe shpirtin, siē thotė njė fjalė e urtė popullore.
Vėrtet
pritja qe madhėshtore. Sofra u mbush deng me mish tė pjekur, djathė tė freskėt, arra tė qėruara, rrush tė freskėt e ēdo gjė.
Rakia ishte e dashur por edhe e fortė, e zier nga vetė xha Shabani, i zoti i konakut.
Hėngrėn,
pinė, kėnduan deri nė orėt e para tė mėngjesit. Nė fund tavolinėn filluan ta zbukuronin byrekėt e ėmbėlsirat nga llojet mė
tė shijshme.
-A
u ngopėt o burra?, -i pyeti xha Shabani.
-Oh,
u kėnaqėm!, -ia ktheu xha Musta. Sikur edhe gjizė tė kishim pasur, nuk do tė hanim
e do tė na shijonte kaq shumė!
Mokrarėt
buzėqeshėn, panė njėri-tjetrin nė sy, ulėn kokėn dhe nuk e vazhduan mė tej bisedėn.