DOMOSDOVA

Fitorja e Skenderbeut

Home
Domosdova Nr. 15
Domosdova Nr. 12
Domosdova Nr. 9
Domosdova Nr.8
Domosdova Nr.7
Domosdova Nr.6
Domosdova Nr.5

FITORJA E SKENDERBEUT

 

Kėshtu njė farė fuqie e errtė po e tėrhiqte po e tėrhiqte pleqėrinė frikamane prej natyre. Me gjithėt plaku mburracak pėr shkak tė lėvizjeve tė hungarezėve qė kishin marr dhenė atėherė nuk kishte asnjė mundėsi pėr tė shfryrė dufin e vet prandaj vetėm sa e shante Huniadin dhe njėkohėsisht i kėrcėnohej me tė njėjtin tonė zemėrimi duke pėrsėritur shpesh se jo njė herė luftėrat hungareze kishin qen shpesh shpėtimtare pėr punėt e Epirit. Por, qė tė mos dergjeshin krejt tė pa shpaguara trupat e ushtarėve tė vet mė trima dhe gjaku i posa derdhur i tyre ngarkoi tė merrej me kėtė punė komandanti Mustafa, tė cilin pas kėsaj e pėrdorte shpesh pėr kėto vise pa fat. Dhe e mori kryesisht kėtė vendim sepse thoshte qė radhėt e ushtrisė vet dhe forcat e Ferizit ishin thyer pak mė parė jo nga ndo njė trimėri e armikut por nga mos pėrshtatja e vendit, dhe kujtonte se ky pėsim, dhe qė u bė njė pėsim i dobishėm pėr ta mund tė merreshim masa pėr tu mbrojtur mjaft mirė. Dha urdhėr qė ushtrisė sė Ferizit t’i bėhej shtesė dhe t’i rritej numri nė gjashtėmijė. Pastaj po i jepte porosi qė tė mos hynte nė viset e brendshme tė Epirit i shtyrė nga ndo njė mendim apo shpresė se punėt do tė shkonin mbarė, sepse atje mund tė ishte kampi i armikut e mund tė rrezikohej me siguri, vetėm tė shkatėrronte tokat e krahinės armike dhe tė mendonte se do tė fitonte mjaft lavdi, sikur pemėt dhe viset Epirit ta provonin ndėr kohė ndonjėherė shpatėn e fitimtarit e tė shkretoheshin me zjarr.

            Kėshtu Otomani po jepte kėshilla sikur tė ish e mundur tu paracaktoheshin dėgjuesve ato qė duhet tė bėnin pastaj kur tė ishin me armė nė dorė. Megjithėkėtė kujdesi tepėr i zellshėm i kapedanit nuk la asgjė nga kėto pas dore, pėrkundrazi ai bėri dhe shumė gjėra tė tjera me vend, pasi kontrolloi terrenin dhe gjendjen e vendeve dhe natyrėn e krahinės. Dhe me tė vėrtetė me tė futur ushtria nė territorin e armikut, dėrgoi pa vonesė pėrpara  treqind kalorės pėr tė kontrolluar e parė ēdo skutė dhe pėr tė parė ēdo gjė nė vend pėr ti dal pėrpara ndo njė rreziku tė mundshėm  nga ana e armikut tė viheshin me njėherė nė rresht, duke bėrė zap dėshirėn pėr tė sulmuar e tė tėrhiqeshin e tė ktheheshin nė vendin e caktuar tė kampit. Ai mendonte se kėshtu do tė veprohej pa rrezik dhe se armiku i tėrhequr e pa kuptuar nė betejė, do tė dėrrmohej sepse ishin mė tė pakt nė numėr se s’mund tė dilte me njė numėr tė madh nė njė veprim aq tė pa pritur.

            Barbari mbajti katėrmijė forca me vete rreth kampit pėr tė grumbulluar plaēkėn dhe pėr tė pėrballuar ndonjė tė papritur qė mund tė sillte fati dhe e rrethoi nga tė katėr anėt me roje nga mė tė pėrgatiturit. Siguroi kėshtu kampin, vendosi roje nė majat mė tė larta duke caktuar dhe sinjalet pėr lajmėrim nė rast dukje tė armikut. Pas kėsaj pjesa tjetėr e kalorėsisė do tė shkonte tė mbillte rrėnimin kundėr fushave tė armikut duke bėrė mė parė tė ditur me anėn e tellallit se kush nuk do tė kthehej nė kamp me njėherė me rėnien e borisė do tė quhej pėr kėtė shkak edhe armik.

            Dhe tani ai vend aq i bukur po plaēkitej dhe pemėt dhe tė mbjellat po rrėnoheshin anė e kėnd e po rėnkonin nėn hekurin e barbarit, si tė ishin livadhe e zjarret tėrė tym tė katundeve anė e mbanė dukeshin sikur po thėrrisnin shpagimtarin. Gjithė tė mbjellat u thėrrmuan nga thundra e kuajve se ishte stinė vjeshte, e toka e pafajshme dukej se do ta nxirrte pa gjė mundimin fatzi tė bujqve.

            Ndėrsa barbari i egėr i urryer dhe nga vetė perėnditė po vazhdonte kėshtu kėtė farė fitore dhe po kalonte kohėn duke bredhur herė kėtu e herė atje nga lakmia pėr plaēkė pa ndonjė shpėrblim tė denjė, Kastrioti megjithėse i lajmėruar pakėz me vonesė pėr kėto kishte arritur nė Mokėr me katėrmijė kalorės e njėmijė kėmbėsorė dhe kishte hyrė nė ato luginat e njohura qė ende kullonin gjakun e armikut. Vazhdon numrin e ardhshėm

            Pėrzgjodhi: Vullnet MATO           

                               

 

Drejtore: Mimoza VASKU,
Kryeredaktor: Vullnet MATO,
Sekretar kolegjumi: P. MENAJ,
Redaktor pergjegjes Besim Bashllari, Redaktor: Shpetim BOZHA
Cel: 00355683246801