KU GJĖMOJNĖ, KĖTO DAULLE
Duke u ngjitur shpateve te majave tė ashpra tė Qafė-Policės, nga ku njė panoramė e hapur e natyrės
shpalosen pėrpara male e lugina me sfondin e “artė”, nuk harrova dhe nuk hezitova tė krahasoj pamjen e bukur natyrore
me ritmin poetik e melodioz qė krijon gjithmonė nė lartėsi gjėmimi i njė feste tradicionale tė zonės. Nė ēast risolla nė mendje
traditėn e vjetėr tė Rrajcės ku gėzimi shoqėrohet me “gjėmimin” e daulleve. Nė meditim e sipėr mė pėrsėriten nė
mendje vargjet e librit “HARLISJE” tė Ferit Ramės, Daullja.
Njė daulle qė shurdhon njė botė
Tek gjėmonte e s’pėrmbante gazin
E dėgjon njė curle dhe i thotė: -Llafazane!
Mė krekosesh edhe kur tė rrahin!
E gjithė zona e Rrajcės me njė fushė tė bukur gjėmon nga daullet. Nis sipari i njė feste tradicionale
pėr shumė breza nė jetė. Organizimi ėshtė i thjeshtė. Njė ftesė pėr tė gjithė nė pllajat e gjelbėruara te Valthit. Kryetari
i komunės z. Seladin Bogdani, iniciues i kėtij festimi popullor shprehet me thjeshtėsi:
-Nė shpirtin tim ka
vluar njė dėshirė e madhe dhe e hareshme qė tradita dhe folklori tė gjallėrohen. Brezat tė kenė gjithmonė “nyjet”
e kujtesės. E gjithė zona e Rrajcės tė ketė hymnin popullor tė gjėmimit tė daulleve sa herė qė njerėzit zgjohen nė festa e
gėzime.
Sofra Rrajcare, mbushet plot me shpirtin e bukur tė njerėzve. Sadi Halili, koreograf i njohur i zonės
sė Rrajcės dhe i gjithė rrethit tė Librazhdit ka sjellė me shpirt kostumet popullore tradicionale tė grupit tė valleve. Pėr
arsye shėndetėsore, Sadiu nuk ngjitet dot nė malet e Shebenikut, por me shpirt e ndjenjė artisti, ai ėshtė kėtu me njerėzit
e tij tė gjakut, me ritmin e valleve, me ison e kėngėve, me gjėmimin e daulleve, qė ai vetė e ka njė simfoni tė vėrtetė artistike.
Burimi i ujit tė ftohtė nė Valth, ėshtė tėrheqės, joshės pėr etjen e shumė njerėzve qė ngjiten kėtyre
shpateve tė largėta. Nuk mungon ushqimi i bollshėm i pėrgatitur me kujdes sipas traditės sė zonės. Festa e bukur qė ka grumbulluar
edhe aq shumė emigrantė nga Greqia, Italia, Anglia, Gjermania etj, ka ndjeshmėrinė e njė “orteku” popullor qė
sjell pranė nė natyrė melodinė njerėzore dhe mallin pėr vendlindjen.
O Valth, i bekuar
Me lėndina e kroje tė kulluar
Aty vjen njerėzia
Me mendje e shpirt “dehur” nga melodia.
Ėshtė njė vend, ėshtė njė mal
Larg, shumė larg...
Ngjitja ėshtė e lehtė si njė galė
Rrethuar me bukuri, me ngjizje e me mall.
Tashmė bėhen 60-vjet qė valltarėt, kėrcimtarėt dhe kėngėtarėt e zonės sė Rrajcės, kanė ngritur njė monument pėr gurrėn tradicionale tė folklorit e tė valles.
Ēdo vit nė Valth, janė tė pranishėm 7 orkestra me kolorit tė rrallė, gjėmojnė 10-daulle tė ritmeve
tė ndryshme, ndjehet e fuqishme melodia me fyell, gajde e klarinetė bashkė edhe me cyrlat qė i bėjnė iso tė bukur.
Pamja ėshtė e bukur, nė njė vend malor shumė piktoresk me ujė tė ftohtė, lėndina dhe male tė veshura
me lisa shekullorė.
Spasse THANASI