REPORTAZH
Rrajca dikur ishte “mollė” e ndaluar ose “zonė e ndaluar”
pėr ēdo kėnd qė donte tė shkonte nė fshat. Duhej tė merrje leje nga organet
e punėve tė brendshme ku kėrkohej njė karakteristikė e mire dhe sjellje te mire dhe autorizim nga sekretari i partisė pėr
njė qytetarė tė thjeshte qė tė shkonte tek njerėzit e vet ose te ndonjė mik,as qė bėhej fjalė sepse ishte frika e arratisjes
nė ish jugosllavi.
Por sot kushdo mundet qe tė ofrohet nė fshat dhe te shkoje pa frike,madje tė kalojė kufirin edhe nė
kėmbe. Por nė netėt e vitit tė Ri pothuajse e kaluan pa drita.
Rajca ėshtė ndėr fshatrat mė tė mėdha tė rrethit tė Librazhdit me rreth 12 mijė banore dhe pėrbėhet nga disa fshatra si
Rrajce Fushė,Rrajce Sutaj,Rrajcė Skėndėrbej 1-njė dhe Rrajcė Skėnderbej 2-dy. Qė tė shkosh nė fshatin mė tė largėt duheshe
disa orė tė mbėrrije atje sepse mungonte rruga automobilistike. Sapo kaluam Qendrėn e Komunės sė Rrajcės,ku ndahet rruga
kryesore qė tė nxjerr nė doganėn e Qafė Thanės, kurse majtas merr rruga pėr nė fshatrat e kėsaj komune.
Sė pari fillon Rrajca Fushė e cila edhe nga emri qė ka ėshtė njė fushė pambarim ku e pėrshkruan
mes pėrmes traseja e hekurudhės e cila gjarpėron drejt tunelit tė Qafė Thanės ku mė pas
shkon drejt Gurit tė Kuq ne Pogradec.
Mbasi kaluam disa fshatra tė Rrajcės neve ju drejtuam fshatit mė tė largėt Rrajcė Skėnderbej.
Kaluam rrugėt mė tė vėshtira ku edhe dėbora e rėnė para dy ditėve dhe dėbora
qė po binte edhe sot, na e bėri mė tė vėshtirė udhėtimin ,mbasi kaluam dhe postėn kufitare,para
syve na u shfaq fshati me disa shtėpi tė grumbulluara simbas fiseve.
Ne qėndrimin e parė e bėmė nė lokalin e Bardhyl Hanės i cili kishte njė lokal tė vogėl
fshati ku nė tė kishte ushqimet,nė dhomėn tjetėr njė bilardo dhe nė tjetrėn thasėt me miell. Mbasi na qerasi
me njė kafe,fjala u soll rreth festimeve tė vitit tė Ri. Dhe na tha se viti i ri kaloj si mos mė
keq,me disa ndėrprerje mė datėn 31 dhe mė datėn 2 janar pa drita,kurse pėr mbrėmė vetėm dy orė drita
nė darkė. Gjithashtu vazhdon me tej pėr “ABC” pėr shumė familje dhashė ushqime dhe
bukė me liste sepse me vinte keq,le te festojnė dhe ata por e di se pėr njė pjesė as qė do ti
marr paratė se nuk kanė. Kam rreth tetė vjet qė kam dhėnė bukė me liste dhe nuk i kam
mbledhur paratė.
Nė qendėr tė fshatit shohim njė ambulance qė sapo ka nisur tė ndėrtohet nga njė fondacion
me njė vlerė rreth 10 milion lekė tė vjetra siē thotė zbatuesi i projektit,por pėr mua ėshtė njė investim
qė kam dalė me humbje sepse ėshtė shumė larg,nuk ka rrugė makinė .Pra ky ėshtė i pari investim nė kė tė fshat
prej 17 vjetėsh,infermierja e fshatit Lefterie Hana ndjehet e kėnaqur pėr ketė ndėrtesė megjithėse nuk ėshtė brenda
kushteve por tė paktėn mundet tė bėj njė vaksinė ose vizitė e mundet tė ndezė njė zjarr
sepse dėbora nė dimėr arrin deri nė dy metra.
Pėr tė lidhur fshatrat e komunės ose tė dy Rrajcat Skėnderbej njė si dhe Skėnderbej dyshin janė dhenė nga
buxheti i shtetit qė prej 10 vjetėsh,rreth 260 milion lekė por sipas banorėve janė harxhuar rreth 70 milion dhe
rruga ka mbetur nė gjysmė. Pushtetarėt kanė premtuar e premtojnė nė fushata pėr vazhdimin
e projektit dhe deri tani asnjė zgjidhje. Kanė mbetur rreth 700 metra rrugė pa u hapur dhe fshatarėt
e pėrshkruajnė nė kėmbė kėtė distancė.
Ka mbi gjashtė vjet qė nuk ėshtė vėnė dore fare. Pėr kėtė distancė fshatarėt detyrohen tė ecin nė kėmbė pėr 3-4 orė e
duke transportuar ushqimet me krahė ose mė kafshė. Popullsia po e braktis fshatin vetėm sepse nuk ka njė rrugė dhe projekti
i nisur nga buxheti i shtetit ku janė pėrcaktuar fondet mbahet peng. Ne dimėr tė sėmurėt transportohen mė barelė nė krahė
deri nė rrugėn kryesore, Mėsuesve qė janė nga qyteti ju duhet rreth dy orė tė shkojnė nė shkollė te nxėnėsit, ku nė dimėr
shumė herė nuk bėhet mėsim. Ku sipas drejtorit tė shkollės Bajram Cekrezi,pėr neve ėshtė njė torturė,por duhet
tė shkojmė pranė nxėnėsve sepse ata kanė nevojė pėr mėsim,nuk e kuptoj se pėrse nuk pėrfundon kjo rrugė.
Kryetari i ri i Komunės Selajdin Bogdani ka nisur tė bėjė diēka pėr kėta banorė por mungesa e fondeve
nga qeveria bėn qe tė lėvizet ngadalė, por ka edhe rrugė tė shtruara me asfalt e cila arrin
deri nė qendėr tė komunės por projektet duhet tė avancojnė mė shumė, Bogdani thotė qė kam projekte tė gatshme
dhe i kam dėrguar ne Ministri dhe pres te mė miratohen.
Buka me listė ka vite qė merret ku shumė fshatarė prej tetė vjetėsh nuk kanė likuiduar listat madje njeri ka vdekur fare
sipas njė shitėsi tjetėr dhe nuk kam se ku t’i marr lekėt. Nė Maqedoni ku jo pak tė rij janė vrarė nga patrullat maqedonase
kėto 16 vjet e nuk ėshtė marrė asnjė masė nga shteti shqiptar pėr kėto familje.
Pra ky ėshtė realiteti i sotėm i fshatit tė Rrajcės, ku megjithėse ėshtė dimėr veē mikpritjes dhe tė
ftohtit nuk mund tė gjesh asgjė, pa harruar tė pėrmendėsh ndonjė kandidat i cili ka filluar tė lėvizė pėr
ndonjė votė, por si gjithmonė fshatarėt do tė jetojnė nėn dritėn e hėnės, me qiri, kandil dhe me dėborėn
e madhe e duke transportuar nė krahė ushqimet pėr vete dhe ushqimin pėr bagėtinė.
AGIM BLLOSHMI