POEZI nga Adrian Muēa
HESHT
Mė thoni tė hesht
E pėrse tė hesht?!
A nuk heshta ca si shumė?
Mė thoni tė hesht, e pėrse tė hesht?
Kur tani dua tė thėrras, tė gėrthas, tė ulėri
Se erdhi dita, qė u bėra me gojė.
SKIFTERI
Dje njė zog ia rrėmbeu pulės klloēkė
Sot erdhi pėrsėri e pula nuk reagoi
Nesėr do tė vij e njė zog tjetėr do marr
Ndėrsa pula, klloēkė do tė mbetet deri nė varr...
PREMTIMI
Do tė vi
Kėtu nuk rrihet mė
Bota ėshtė bėrė mjaft e ngushtė
Nė qorrsokaket e saj kam frikė se humb
Ndaj do vi.
Me zogjtė mė prit nė pranverė
Dhe po humba rrugėn
Nė nektarin e luleve do tė mė gjesh.
Ah! Si mė vjen
Qė dhimbjen e shpirtit qė vuan ta mbys
Murlanin, qė pamėshirė rrėzon gjethet ta ndaloj
Njė zog qė s’mundet me fluturuar, ta ndihmoj
Njė kotele, qė rrugėve bredh e vetmuar
Nė krahė ta pushtoj.
E ti them botės sė akullt e tė ngrirė
Pėr botėn e brishtė, ki pak mėshirė.
EKSODI I BLETĖVE
Ikėn bletėt lule mė lule
pėr pak jetė, pak nektar
U rritėn me pekule
Duke ngrėnė vetėm bare.
Ikėn bletėt se duan lule
Pa shujtėn e tyre nuk jetojnė dot
Nuk mbahen bletėt me ndihma humane
Ato duan nektar, ndaj bėjnė eksod.
Mars 1991
KĖSHTU TĖ DUA.
Do tė desha tė tė kem
Si njė lule tė posa ēelė
Do tė desha tė tė kem
Si njė det tė valėzuar.
Por edhe kėshtu unė tė dua
Se je flutur krahėshkruar.
DY HERĖ E NGACMOVA ATĖ VAJZĖ
Dy herė e ngacmova ēamarroken
Herėn e parė
Kur kishte hedh shtat e ish zbukuruar
Herėn e dytė
Kur frytet e saj ishin bėrė pėr tu shijuar
Ndėrsa herėn e tretė thashė: -Do bėj namin
Po njė fėmijė e vogėl mu hakėrrye
T’i theva turinjtė, por mos mė ngacmo mamin.
Vjeshtė 1990
E SHEH...
Po thyhet akulli
Sythet po ēelin e dielli po afrohet
Dita hedh shtat e zogjtė po vijnė
Qesh natyra e jeta po gjallohet po akullin midis nesh,
Vallė kush do e shkrijė?!
Nuk isha unė, qė e vura prizėn
As qė ngrita dallgė e thirra murlanin.
Ishe ti, qė ma hoqe vizėn
E me fjalė tė ėmbla, ma dogje xhanin.
ISHA LARG
Mbeta atje larg, mes yjesh
Natėn zgjasja duart tė tė arrija
Ditėn mė fshiheshe nė gri e nuk tė shihja.
Isha kometė e vetmuar
Pa pikė gjaku e lėngu
Doja me dikė tė pėrplasesha
Tė dija se ē’ėshtė beng-bengu.
Po isha i lodhur e i vetmuar
Ecja kuturu dhe i hutuar
Qeshja me ty, qaja me veten time
Isha nė hapėsirė, i mbetur nė vegime.
Pa gjak, pa shpresė, pa ėndrra e lotė
Isha unė njė copėz akulli
Qė nė orbitėzėn tėnde, nuk hyja dot.